Cilat do të jenë çmimet e reja të BMW Serie 7 të 2020-ës.

liridona 0

BMW 740i e 2020-ës
BMW Serie 7 e 2020-ës ka një çmim prej 86,450$ plus tarifën e destinacionit prej 995$. Në total kushton 87,445$ për të filluar procesin e dërgimit në shtëpi të makinës me gomat e pasme aktive 740i.

Kushton 2,800$ më shumë se modeli paraardhës. Shtesa në çmim i dedikohet dizajnit të përditësuar brenda dhe jashtë, kryskotit digjital, interiorit, motorit më të fuqishëm, dhe transmetimit të përditësuar me tetë nivele shpejtësie dhe all-wheel-drive.Motori 3.0 litërsh turbocharged me cilindra inline-6 ka shtuar fuqinë me 15 kuaj fuqi, duke arritur 335 kuaj fuqi.

Versioni me sistemin e drejtimit me të gjitha gomat aktive 740i xDrive ka çmimin 90,445$.

BMW 740e xDrive PHEV
740e xDrive PHEV aktuale shndërrohet në 754e xDrive iPerformance. Ndërsa motori 2.0 litërsh me katër cilindra dhe motori elektrik nuk do të jenë më pjesë e Serie 7.Ato janë zëvendësuar nga motori më i fuqishëm 3.0 litërsh me gjashtë cilindra në një linjë dhe motori më i fuqishëm elektrik, të cilët prodhojnë 389 kuaj fuqi. Ky version plug-in hibrid i Serie 7 thuhet se do të ketë rang elektrik prej 48 km vetëm me karikim elektrik. Çmimi për versionin 745e bëhet 96,545$, me një rritje prej 4,300$ mbi 740e.

BMW 750i xDrive
750i mbërthen motorin 4.4 litërsh twin-turbo V8. 750i e 2020-ës ka 523 kuaj fuqi, të mjaftueshme për të arritur shpejtësinë 96 km/h për 0.7 sekonda. Ky model ka rrotat 19 inç, ndryshe nga modeli paraardhës që i kishte 18 inç.Gjithashtu ky version ofron paketën e luksit, që nuk e ofrojnë dy prerjet e tjera për të cilat folëm më sipër.

750i xDrive fillon nga 103,645$, rreth 2,700$ më shumë se modeli i 2019-ës.

BMW M760i
Qershia mbi tortë është M760i, i ulur mbi gomat 20 inç, me motorin 6.6 litërsh twin-turbo V12 që prodhon 600 kuaj fuqi. Ky version kushton 158,695$, vetëm 1000$ më shumë se modeli i 2019-ës.

Njësitë e para të BMW Serie 7 të 2020-ës dalin në shitje në Prill