Citroën: Syze speciale për ata që i zë makina!

liridona 0

Një periudhë e tillë është perfekte për lançimin e produktit më inovator nga Citroën. Risia e vitit janë syzet kundër përzierjes nga makina. Ky produkt është studiuar enkas për personat që i zë makina, vecanërisht kur lexojnë apo shohin dicka në tablet apo smartphone. Sipas të dhënave që deklaron shtëpia franceze në Europë numërohen 30 milionë njerëz që vuajnë nga makina në udhëtim apo sëmundjeve të tjera që lidhen me udhëtimin.

Të drejtat e shpikjes janë blerë nga Citroën e cila i ka pagëzuar këto syze me emrin Seetroën (see – shoh në anglisht + pjesa tjetër e fjalës Citroën). Syzet përbëhen nga katër lente dhe përmbajnë një lëng të ngjyrosur që formon linjën e horizontit në mënyrë që të zgjidhet konflikti që kanë shqisat kur makina është në lëvizje.

Kjo zgjidhje origjinale fillimisht është shpikur për marinarët por ka gjetur përdorim edhe më të gjerë, për makinat, autobusët dhe avionët. Bëhet fjalë për një zgjidhje të nivelit paramjekësor, e patentuar dhe e testuar me efikasitet 95%.

Për të evituar zënien e makinës mjafton të vendosësh syzet sapo të fillojnë simptomat e para. Pas jo më shumë se 10-12 minutash, syzet bëjnë të mundur që truri të sinkronizohet me lëvizjen që përftohet nga veshi i mesit edhe nëse shikimi mund të fokusohet në një objekt jo në lëvizje si psh një smartphone apo një libër. Syzet janë nuk përmbajnë lente shikimi, kështu që mund të vendosen sipër një palë syzeve të tjera. 
Për të gjithë të interesuarit syzet Seetroën janë në shitje me çmimin 99 euro dhe gjenden në website lifestyle të markës Citroën.