Citroen zbulon konceptin hibrid C5 Aircross SUV, përpara debutimit publik të saj

ardita 0

Modeli i parë i Citroen që ka marrë një version hibrid është C5 Aircross, i cili do të paraqitet në panairin e makinave në Paris si koncept, megjithëse është një version pak a shumë i standardizuar.

Citroen ka zbuluar detaje teknike rreth makinës, përveç se prodhon 222 kuajfuqi. Falë paketës së baterisë së vendosur në dysheme, Aircross CH do të ketë një shpejtësi maksimale prej 133km/orë. Për të karikuar baterinë Citroen pohon se do të zgjasë maksimumi dy orë.

Kompania gjithashtu ka bërë të ditur se në Paris do të prezantojë edhe modelet C3, C4 Kaktus, C3 Aircross SUV si dhe linjën e përditësuar Berlingo.