Çmenduria/ 3.5 mln dollarë për Ferrarin dhe Shelbyn e ngujuar për 27 vite në një fermë

liridona 0

Ndonjëherë makinat e vjetra kanë vlerë edhe më të madhe se sa të rejat. Ato kthehen në relike dhe shumë persona janë të çmendur për të ruajtur modelet e vjetra.

Një makinë tip Shelby 427 Cobra e vitit 1967 dhe një Ferrari 275 GTB/2 Alloy Longnose e vitit 1966 u shitën për 3.575.000 dollarë në një ankand.

Por ajo që e bën akoma më të çmendur çmimin e shitjes është fakti se ato ishin ngujuar në një garazh për plot 27 vite, pa lëvizur fare.

Ato qëndronin në garazhin e një servisi që kur pronari i tyre ia kishte lënë të vetmit mekanik të besuar.

Por ai humbi jetën në një garë të çmendur më motorë dhe makinat sportive mbetën aty.