Çmimi i superjahtit Rola pëson ulje drastike

Admin 0

Superjahti prej 47 metrash Rola e cila është në pronësinë e Behnemar Yachting ka pësuar një ulje çmimi prej 1 milion eurosh. Ky jaht tani ka një çmim prej 9,750,000 €. Jahti u ndërtua në vitin 2006 por ësghtë restauruar për herë të fundit në vitin 2015 duke e bërë përmirësime si nga ana teksnike ashtu edhe nga ana e pamjes së brendshme. Jahti mund të akomodojë deri në 11 persona në 5 dhoma si edhe 9 pjesëtarë ekuipazhi.

Disa karakteristika të jahtit janë xhakuzi, bari si dhe një hapësirë e madhe në kuvert për të bërë banjo dielli. Gjithashtu edhe disa platforma për të vendosur motorrët e ujit. Jahti ka një shpejtësi maksimale prej 16 nyjesh ndërsa ajo e udhëtimit është 14 nyje.

This post is also available in: English