CRN zbulon projektin e jahtit më të ri që do të ndërtojë

ardita 0

Kantieri italian CRN ka publikuaar projektin e jahtit më të ri  që do të ndërtojë. Jahti i cili do të ketë një gjatësi prej 70 metrash do të njihet me emrin She.

Jahti do të ndërtohet nga kantieri në bashkëpunim me stdion dizenjuese Vallicelli Design. Jahti do të ketë 5 kate dhe do të ketë plot hapësirë si brenda po ashtu edhe jashtë. Sipas CRN jahti do të ndërtohet për një klient i cili pëlqen të kalojë me miqtë e tij në det të hapur.

Ndërkohë që detajet rreth jahtit mbeten të pakta, CRN ka njoftuar se aktualisht është duke ndërtuar 3 jahte në kantierin në Ankona. Bëhet fjalë për jahtin prej 79 metrash CRN 135 dhe jahtet me gjatësi prej 62 metrash CRN 138 dhe CRN 137 të cilat janë planifikuar që të përfundojnë së ndërtuari brenda këtij viti.

This post is also available in: English