Dacia Duster ekonomikisht i arsyeshëm, me risi tejet moderne

ardita 0

Dëshironi të keni një makinë të bukur, por njëkohësisht doni që të jetë edhe ekonomike atëherë zgjedhja e duhur për ju do të ishte makina Dacia Duster.
Dusteri i parë doli në treg në vitin 2009 dhe ka gjeneruar dy milionë shitje në tërë botën. Dacia Duster i ri është pasuesi ideal i Dusterit të vjetër, me gjëra të reja moderne, por duke i qëndruar besnik vlerave unike që karakterizojnë Dacian.

 

Ekonomikisht i arsyeshëm dhe është modeli që i ka të gjitha gjërat e nevosjme dhe u përshtatet të gjithëve. Si gjithnjë praktik, Dacia është siguruar që dizajni të jetë evolucionar dhe rrëmbyes, në mënyrë që të interesuarit të zgjedhin pikërisht Dusterin që u përshtatet më së shumti.

I thjeshtë, por jo i zakontë – kështu përshkruhet Dacia Duster nga shefi i dizajnit të Renault group, Laurenc van den Acker. Një përshkrim mjaft i qëlluar ky kur dihet se Dacia ka qenë një prej makinave më të suksesshme të industrisë së automobilave në Evropë në vitet e fundit.

Dusteri i ri ka një ekran “touchscreen” të ripozicionuar, me katër kamera në të katërta anët e veturës. Ulëset janë të ri formësuara për më shumë komoditet dhe kanë një mundësi më të gjerë të përshtatshmërisë.

Dusteri i ri krijon një pamje të fuqishme familjare, si nga pamja e jashtme, ashtu edhe nga fakti se u përshtatet nevojave familjare duke qenë mjaft ekonomik me motorët në dyja versionet – diesel e benzinë, me ndërrues manual dhe automatik.

Lini një Përgjigje