Daimler do të investojë më shumë se 20 miliardë euro për bateritë e makinave elektrike

ardita 0

Daimler thotë se do të blejë qelizat e baterive që kushtojnë më shumë se 20 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme, ndërsa përgatitet që të prezantojë 130 variante elektrike të makinave Mercedes-Benz deri në vitin 2022.

Grupi po investon 10 miliardë euro për të bere modele, plus një miliardë euro për një rrjet të brendshëm prodhimi të baterive. Kompania me seli në Shtutgart, po e kthen vëmendjen e saj në blerjen e një pjese kryesore të baterive të automjeteve elektrike.

“Me blerjen e qelizave të baterive për më shumë se 20 miliard euro, ne jemi duke shtyrë përpara në mënyrë sistematike transformimin në të ardhmen elektrike të kompanisë tonë”, tha Dieter Zetsche, kryetar i bordit drejtues të Daimler dhe kreu i Mercedes-Benz.

This post is also available in: English