Daimler do të shesë markën e makinave Smart tek kompania Kineze që zotëron Volvon.

liridona 0

Një raport i ri vjen nga Gjermania dhe thotë se prodhuesi i makinave Mercedes-Benz, Daimler, është pranë shitjes së markës së makinave Smart tek një kompani Kineze.

Geely, i cili zotëron 10% të aksioneve të Daimler dhe kompania që ka në pronësi të plotë Volvo, thuhet se do të blejë 50% të aksioneve të Smart.

Marka e makinave Smart prej kohësh i ka kushtuar shumë Daimler dhe nuk është hera e parë që e ardhmja e saj është në dyshim.

Vjeshtën e kaluar Renault ishte pranë tërheqjes nga partneriteti me Daimler që prodhoi modelet Smart ForTwo dhe Renault Twingo të cilët ndajnë të njëjtën platformë.

Shitjet marramendëse prej 150,000 njësish në 2004 janë reduktuar dhe që nga dalja në treg e modeleve Smart kompania nuk ka fituar as edhe një qindarkë prej tyre.

Në SHBA kërkesa për ForTwo kishte rënë nga 24,622 në 2008 në 1,276 njësi vitin e kaluar. Në Evropë shiti 62,361 FourTwo dhe 97,346 modele vitin e kaluar.

Geely vitin e kaluar krijoi një kuotë aksionesh prej 10% në Daimler me vlerë 9 miliardë dollarë. Kompania Kineze aktualisht është aksioneri më i madh në kompani.