Daimler njofton se kompania Smart mund të zhduket tërësisht, ja arsyeja

ardita 0

E themeluar në vitin 1994, por u lançua në vitin 1998, Smart është filiali i kompanisë gjigande Daimler që ndërton makina të vogla për në qytet.

Tregëtohet ende në më shumë se 40 vende të botës, por e ardhmja e saj duket të jetë mjaft e paqartë. Këto vite po shiten më shumë modelet SUV, Crossover etj, dhe pothuajse askush nuk është i interesuar në blerjen e një mikro makine, kjo do të thotë se Smart po humbet para.

Specialistët thonë që marka Smart i ka kushtuar miliarda dollarë Daimler-it që nga lançimi i saj. Thashethemet nga viti i kaluar thanë se Smart mund të zhduket tërësisht nga industria brenda pesë viteve të ardhshme dhe një raport i ri tregon se një vendim përfundimtar për të ardhmen e Smart do të merret nga fundi i këtij viti.

Nuk duhet të harrojmë që Daimler e ka bërë edhe përpjekjen e tij të fundit për të kthyer makinat e Smart në elektrike. Me Renault që hoqi dorë nga partneriteti me Daimler për zhvillimin e Smart dhe të Renault Twingo, Daimler nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse ‘të heqë prizën’ e markës. Agjensia kërkimore ‘Evercore ISI’ ka nxjerrë disa përfundime që Smart aktualisht humb rreth 500 milionë deri në 700 milionë euro në vit.