Dalin fotot e para të nisjes së superjahtit prej 88.5 metrash Illusion Plus drejt Europës(video)

Mariglen 0

Dalin fotot e para të nisjes së jahtit më të madh të ndërtuar në Azi. Jahti u nis nga kantieri kinez Pride Mega Yachts për të marrë pjesë në Monaco Yacht Show këtë muaj. Pamja e jashtme e jahtit u dizenjua nga studioja britanike Rainsford Sauders Design ndërsa ajo e brendshme nga Sinot Exclusive Yacht Design.

Jahti mund të akomodojë 12 persona në 8 kabina. Të gjitha kabinat kanë televizor. Jahti gjithashtu ka edhe 15 kabina të tjera për të akomoduar pjesëtarët e ekuipazhit. Jahti gjithashtu ka 2 zona ngrënie dhe një zone spa me sauna dhe me dhomën e masazhit. Gjithashtu në kuvertën e poshtme ka edhe një bar.

Jahti ka vendparkimi për helikopterin si edhe 2 xhakuzi. Illusion Plus ka një shpejtësi maksimale prej 17 nyjesh, por me shpejtësinë normale të udhëtimit prej 15 nyjesh ky jaht mund të përshkojë një distance prej 5000 miljesh detare.

This post is also available in: English