Dalin pamjet e SUV-it të parë nga Ferrari, Purosangue

ardita 0

Tashmë nuk është më sekret se Ferrari është duke punuar në SUV-in e tij të parë të quajtur Purosangue.  

Akoma nuk është konfirmuar nëse ka filluar të testohet, por paparacët kanë arritur të kapin disa pamje të makinës, e cila ndodhet në Maranello, Itali. Përshkrimi zyrtar nga kompania Ferrari se do të jetë i bazuar në GTC4 Lusso dhe se është më i madh se Lamborghini Urus na ka bërë të mendojmë se ky është pikerisht SUV-i që prisnim të shihnim.

Në ditët në vijim pritet të ketë ndonjë konfirmim zyrtar nga kompania për Ferrari Purosangue.