Damen prezanton dizajnin e superjahtit të ri eksplorues

Admin 0

Damen ka prezantuar dizajnin e ri të jahtit të modelit SeaXplorer  75, një javë përpara Monaco Yacht Show. Kantieri gjithashtu do të prezantojë në Monaco Yacht Show dhe një model të jahtit në shkallë të zvogëluar. 2 modelet e para të jahteve SeaXplorer 75 kanë filluar të ndërtohen dhe janë planifkuar të jenë gati në vitin 2020.

Jahti prej 76,9 metrash i gjatë do të ketë 6 kate dhe mund të akodomojë deri në 12 persona. Jahti do të ketë një magazinë të madhe për mbajtjen e mjeteve eksploruese si 2 helikopterë, një platformë lëshimi për helikopterët si dhe një platformë lëshimi për mjete zhytëse. Jahti është dizenjuar që të rrijë në peruidha të gjata në det dhe mund të qëndrojë deri në 40 ditë pa bërë ndalesë në ndonjë port. Kreu i Damen  Rose Damen e përshkroi jatin sit ë përshtatshëm për çdo stinë si edhe një jaht fantastic për ata klientë që duan ta harxhojnë kohën duke eksploruar botën.

This post is also available in: English