Debuton koncepti BMW Vision M NEXT, me 600 kuaj fuqi

ardita 0

BMW Vision M NEXT është një tjetër koncept nga marka që paraprin një makinë elektrike. Kanë kaluar pothuaj 5 vite që kur është lançuar modeli i8, tashmë BMW  ka sjellë modelin e ri për ta zëvendësuar.

Teknologjia po përparon çdo ditë e më shumë edhe në botën e makinave elektrike dhe pajisjet që janë përdorur në modelin i8 nuk janë të kohës në krahasim me pajisjet e fundit. Për këtë arsye BMW e ka sjellë modelon M NEXT që është një makinë tërësisht e re, në të cilën është përdorur teknologjia më e fundit në mënyrë që të përshtatet me nevojat e makinave moderne.

Koncepti M NEXT  ka 600 kuaj fuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 3.0 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale deri në 300 km/orë.

BMW M NEXT sikurse modeli Vision iNEXT mund të lançohet në vitin 2023.