Defenderi i gjeneratës së vjetër vjen me motor të madh të General Motors

ardita 0

Pavarësisht se nuk prodhohet më, gjenerata e vjetër e Land Rover Defender ka tërhequr vëmendjen e kompanisë Overfinch, e cila merret me modifikimin e veturave.

Overfinch, tani nga ky model ka ndërtuar një veturë të veçantë, emri i plotë i të cilit është Overfinch Land Rover Defender Soft Top me ngjyrë të gjelbër “Emerald”. Më e rëndësishme është se ajo nën kofanon e këtij Defenderi ka vendosur motorin e General Motors, 6.2-litër V8 por nuk ka zbuluar se cili është kapaciteti i këtij motori.

Gjithashtu, kjo kompani për këtë Defender ka zgjedhur marshin automatik, sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, set të ri të rrotave 18-inçësh nga alumini, interier prej lëkure me sediljet sportive, etj.

Overfinch, po ashtu, ka hequr sediljet e pasme dhe tani ky Defender i ri ka më shumë hapësirë të bagazhit të hapur dhe për rrotën rezervë.

Në fakt, ky Defender është krijuar sipas porosisë së një klienti, emri i të cilit nuk është zbuluar, si dhe Overfinch nuk ka treguar as çmimin e këtij krijimi të ri.