Deja vu! Dyshohet se Mercedes-Benz ka mashtruar gjatë testeve të emëtimit të gazrave

ardita 0

Duket sikur është një deja vu por raportet e reja kanë treguar se kompania mëmë e Daimler-it, Mercedes-Benz mund të ketë instaluar një program kompjuterik në makinat e saj për të ndihmuar  kalimin e testeve të emëtimit të gazrave. Sipas revistës gjermane “Der Spiegel” hetuesit amerikanë kanë zbuluar se makinat Daimler ishin të pajisura me “disa  programe që ndihmonin makinat Daimler të kalonin testet e emëtimit”. Ky program mendohet të jetë i ngjashëm me atë që përdori makina Volkswagen në vitin 2015, e cila rezultoi me një numër të madh gjobash dhe me padi kundrejt prodhuesve gjermanë.

Dyshohet se Daimler ka mashtruar në testet e emëtimeve të gazrave për automjetet në SHBA që nga viti 2016, kur konsumatorët ngritën padi kundër kompanisë, me pretendimin se makinat e tyre e kanë patur për qëllim të mashtrojnë testuesit e emëtimeve. Tani, ka më shumë fakte për këto pretendime.

Sipas raporteve nga gazeta gjermane “Bild am Sonntag”, ekzistojnë dokumente që tregojnë se hetuesit amerikanë kanë identifikuar disa funksione programuese që fiknin pastrimin e filtrave të emëtimit të gazrave pas 26 kilometra rrugë, si dhe një funksion tjetër që ndihmon sistemin e pastrimit të emëtimeve të automjeteve.

Lini një Përgjigje