Del në ankand Golfi i prodhuar në vitin 1980 me vetëm 1178 km të përshkruara

ardita 0

Një Golf që ka përshkruar vetëm 1187 km, i prodhuar në 1980 do të dalë në ankand gjatë kësaj jave. Por si ka arritur kjo makinë të ketë kaq pak kilometra të përshkruara.

Sipas Autoweek, si fillim ishte blerë e re në Hollandë nga një person në Britani të Madhe, i cili kishte përfituar nga çmimet e lira në Kanalin Anglez, duke e porositur makinën përmes një tregtari në Hollandë.

Një arsye tjetër që përmendet është që pronari ka patur një makinë tjetër që e përdorte në përditshmëri, por donte edhe një makinë të re që ta ruante dhe ta përdorte pasi i vjetri të prishej.

Ky Glof GLD ka bërë në total 2 udhëtime gjatë 10 viteve të para. Udhëtimi i parë ka qënë për tek servisi dhe tjetra pas blerjes kur ishte dërguar për një testim. Në vitin 1999, Golfi iu shit një koleksionuesi të makinave, i cili kishte bërë pjesën tjetër të kilometrave.

Golfi me naftë do të dalë në ankand gjatë kësaj jave, së bashku me dokumentacionin shtesë dhe dy palë çelësa. Ende nuk është bërë e ditur shuma me të cilën do të dalë në ankand.