Del në ankand Porche 930 Turbo i Walter Payton

Admin 0

Fansat e Chicago Bears të cilët janë të isnteresuar për një pjesë të historisë së ekipit të tyre të zemrës duhet të marrin pjesë në Mecum Auctions nga data 25-27 tetor nga ku Porche 930 Turbo i vitit 1979 i zotëruar nga Watler Payton do të shitet në ankand.

Walter kishte një karrierë 13-vjeçare me Chicago Bears dhe e ndihmoi ekipin të fitojë kampionatin e vetëm të SuperBowl në vitin 1985. Walter e bleu makinën të re në vitin 1979. Porsche i Walter ka vetëm 9,950 milje të përshkruara në kilometrazh dhe pamja e jashtme dhe e brendshme duket si e re. Gjithashtu makina ka kondicioner, frena të reja, goma të reja si dhe një motorr që prodhon 265 kuajfuqi në gjendje shumë të mirë.

Përpara se të vdiste Walter shkroi në testamentin e tij se Porsche do t’i kalonte në pronësi të birit Jarrett por vetëm kur ai të mbushte 25 vjeç. Walter vdiq në 1 nëntor 1999 dhe Jarrett në atë kohë ishte vetëm 19 vjeç. Atij ju desh të prishte 6 vjet përpara se Porsche të kalonte në pronësinë e tij. Që atëherë ai është kujdesur për mirëmbajtjen e makinës. Personi që do të fitojë ankandin për Porsch-in e Walter do të marrë edhe disa foto të Walter së bashku me makinën.

This post is also available in: English