Del në ankand prototipi Ferrari 275 GTB i vitit 1964 që garoi në Monte Carlo

ardita 0

Ky prototip Ferrari 275 GTB i vitit 1964 do të dalë në ankandin “Gooding & Company”. Eshtë prototipi i vetëm i linjës së modelit 275 GTB.

Ai u përdor për zhvillimin e makinës së re sportive si dhe në testimin e motorit V12, 3.3 litërsh. Ndryshe nga shumë makina Ferrari, prototipi ka marrë pjesën në Monte Carlo Rally që është zhvilluar në vitin 1966. 

Prototipi 275 GTB, ka pësuar edhe disa modifikime të cilat përfshijnë xhamin e përforcuar, diferencialin LSD, dritat shtesë, kofanon e veçantë etj. Makina ka qarkulluar në disa pronarë në disa vite dhe sipas shtëpise së ankandit, ajo u shfaq më së fundi në publik në fillim të viteve 1990. Makina tashmë është lyer me të verdhë siç ka qënë fillimisht edhe pse për një fare kohe ka qënë e lyer me ngjyrë të kuqe.

Ai gjithashtu përmban motorin e tij origjinal, “Gooding & Company” thotë se Ferrarit do t’i duhet që t’i jepet një inspektim dhe freskim i plotë mekanik përpara se të shitet, por kjo nuk duhet të jetë një problem i madh për blerësin. Në fund të fundit, nëse blerësi mund të përballojë rreth 6 milionë dollarë deri në 8 milionë dollarë që të blejë këtë makinë, ai ose ajo duhet të jetë në gjendje që të përballojë një mekanik të mirë.

This post is also available in: English