Del në ankand supermakina spanjolle.

Admin 0

Bëhet fjalë për Tramontana XTR një nga makinat më të veçanta të prodhuara ndonjëherë. Ka kaluar më shumë se një dekadë qëkur u prezantua për herë të parë kjo makinë e veçantë dy-vendëshe. Që nga ajo kohë nuk dihet se sa makina janë shitur nga kompania, por edhe e ardhmja e kompanisë është në dyshim.

Megjithatë ka disa modele të ndryshme të Tramontana dhe njëra prej tyre do të dale në ankand tek Prestige Imports në Majemi. Pikërisht ky model XTR u shfaq vitin e kaluar tek SEMA Show dhe i ishin bërë disa modifikime nga specialistët e Vilner. Ndërkohë që Vilner u mor me modifikimet e brendshme në kabinë kompania bëri disa modifikime të pamjes së jashtme duke e lyer makinën me ngjyrë të zezë si dhe me vija me ngjyrë ari. Akoma nuk është bërë publik çmimi, por mendohet se do të jetë rreth 500,000 euro.

This post is also available in: English