Del në shitje barka e parë tërësisht elektrike, ja sa kushton

ardita 0

Inxhinieret suedeze kanë ndërtuar një barkë e cila besohet që është e para që lëviz tërësisht me motorë elektrikë.

Quhet ‘Candela Seven’ dhe ajo tashmë dalë në shitje për 192 mijë paund, kompania thotë se në pranverën e vitit që vjen do t’u dërgohet konsumatorëve. Pjesa e hapur lart është e gjatë 7.7 metra dhe mund të mbajë deri në 5 persona.

Kompania thotë se barka ka një shpejtësi prej 30 nyjesh rreth 55 km/orë. Pjesa e jashtme e barkës që përbëhet prej fibrave të karbonit, është e ndërtuar në atë formë, që të lëvizë me lehtësi edhe nëpër ujërat e cekëta. 

Prej se është krijuar më 2014, ‘Candela’ Seven është përpunuar në masë të madhe deri në muajt e fundit, kur edhe ka hyrë në prodhim. Deri më tani, janë porositur 150 njësi.

This post is also available in: English