Del në shitje edicioni i rrallë Koenigsegg CCXR, ja sa kushton

Një Koenigsegg CCXR edicion i rrallë ka dalë në shitje në Britaninë e Madhe me një çmim prej 2.31 milionë dollarë.
Supermakina suedeze u prezantua nga Koenigsegg në panairin e makinave në Gjenevë që u mbajt në vitin 2008 dhe do të prodhohet në vetëm 4 njësi në mbarë botën. Ashtu si versioni standard CCXR edhe edition V8 punon me etanol me 1004 kuaj fuqi.
Modeli që ka dalë në shitje është i vetmi nga të katërt që është i prodhuar me timonin në anën e djathtë dhe ka bërë 1721 kilometra. CCX shënoi hapat e parë të suksesshëm të kompanisë në industrinë e automobilave dhe mori komente pozitive.
Pas prodhimit të CCXR, Koenigsegg vazhdoi të krijonte familjen Agera dhe kohët e fundit, hibridin Regera.
This post is also available in: English