Del në shitje Ferrari Enzo i Michael Schumacher

Mariglen 0

Ferrari Enzo në pronësi të 7 herë kampionit të botës të Formula 1 do të dale në ankand.

Kjo supermakinë ka bërë 8363 kilometra dhe ka disa karakteristika të veçanta të shtuara nga vetë legjenda e Formula 1 Schumacher. Një karakteristikë e veçantë janë dritaret elektrike. Disa karakteristika të tjera të veçanta janë disqet prej çeliku dhe logot e Michael Schumacher të vendosura tek sediljet dhe dyert.

Në brendësi të kofanos do të gjeni firmat e zyrtarëve më të lartë të Ferrari të asaj kohe si dhe rivalëve të Schumacher. Kjo nuk është hera e parë që Ferrari i Schumacher del në ankand. Ferrari Enzo u nxorr në ankand edhe në 2013 së bashku Ferrari FXX në momentet e para kur u mësua për aksidentin në Alpe. Atëherë çmimi ishte 1 milion dollar por edhe këtë herë mos prisni një çmim poshtë 7 shifrave.

 

This post is also available in: English