Del në shitje Honda RC213V-S.Nuk do ta besoni sa i bukur është!

liridona 0

A keni ëndërruar ndonjëherë të keni një motorr të MotoGp? Ndërkohë që shanset që të zotëroni një motorr të tillë janë shumë të vogla, ju mund t’ju afroheni ëndrrës tuaj me këtë Honda RC213V-S nga Craigs Honda.

Kjo Honda e bërë me dorë është praktikisht e njëjta Honda që u përdor nga Marc Marquez, Dani Pedrosa dhe Cal Crutchlow në vitin 2016 në MotoGp.

Ky model i njohur si 007 është një nga 250 të tillë të prodhuar në gjithë botën. Ky model gjithashtu përfshin dhe sistemin HRC Race Kit i cili e ka përmirësuar shumë motorrin. Në versionin standart ky motorr do të mund të përdorej edhe në rrugë,por me sistemin HRC Race Kit kjo është e pamundur.

Ky motorr është shumë i shpejtë dhe mund të përdoret vetëm në pistat e garave. Çmimi i këtij motorri është 220 mijë paund.

This post is also available in: English