Del në shitje kopja e makinës së parë në botë, Benz Patent-Motorwagen

ardita 0

Makina origjinale Benz Patent-Motorwagen me tre rrota, mendohet të jetë makina e parë që është prodhuar ndonjëherë. 

Patent-Motorwagen e ka krijuar Karl Benz në vitin 1885 dhe publiku i gjerë pati mundësinë që të njihet me makinën e parë në botë në vitin 1886 dhe pas 6 viteve Benz prodhoi rreth 25 makina të tilla.

Makina Patent-Motorwagen ka motorr benzine me vetëm nje cilinder dhe 954 cc, të cilin e ka zhvilluar vetë Benz-i. Ky motor kishte kapacitet më pak se 1 kuajfuqi por ishte revolucionar në kohën e tij. Pas zhvillimit të disa modeleve të reja të Patent-Motorwagen, janë zhvilluar motorrë edhe më të fuqishëm, kapaciteti i të cileve ishte rreth 1 deri në 2 kuajfuqi, më pas falë tyre makina e parë në botë mundi të lëvizte me një shpejtësi maksimale deri në 16 kilometra në orë.

Kopja që Departamenti i Mercedes-Benz Classic e ka nxjerrë në shitje është krijuar në vitin 2002. Cmimi i kësaj kopjeje të makinës së parë në botë ende nuk është bërë e ditur.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”77″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English