Del në shitje ky Ford Fiesta e vitit 1978 që nuk është përdorur asnjëherë

ardita 0

Vite më parë Ford Fiesta ka qenë një nga makinat për të shitura dhe më të njohura në Evropë.

Ndërsa po shpresohet të bëhet sërish makina më e shitur në Britaninë e Madhe në vitin 2019.

Makina e prodhuar në vitin 1978, që qëndroi në muzeun e shkencës në Londër nga viti 1980 deri në 2017, do dalë në ankand. Raportohet se Ford Fiesta nuk ka ecur asnjëherë në rrugë publike. Dhe mjeti mund të dalë në shitje për 8.500 paund muajin e ardhshëm.

Ford Fiesta do jetë një nga makinat e shumta që do shiten në ankandin online të H & H Classics më 2 shkurt. Duke qenë se është prodhuar më shumë se 40 vite më parë, gjithashtu do përjashtohet nga taksat e makinave.