Del në shitje makina Alfa Romeo 8C 2900B Touring Berlinetta i vitit 1939, ja sa kushton

ardita 0

Alfa Romeo është ende një nga markat që shumë nga fansat e makinave vazhdojnë ta adhurojnë por kohë më përpara gjërat kanë qënë ndryshe. 

Makina Alfa Romeo 8C 2900B Touring Berlinetta i vitit 1939 është prodhuar në prag të Luftës së Dytë Botërore, në kohen kur prodhuesit si Ferrari dhe Lamborghini nuk kishin hyrë akoma në skenë. Alfa Romeo ishte sinonim i makinave italiane elegante dhe me performancë të lartë.

Ky model fillimisht ishte projektuar me idenë për të marrë pjesë në garat e makinave, përdor një shasi të bazuar në makinën 8C 35 Grand Prix. Versioni i prodhuar përdorte një motor të rregullt me tetë cilindra 2.9 litërsh. Në krahasim me origjinalin 2900, modeli 2900B ka pësuar disa ndryshime të cilat e kanë bërë makinën më të rehatshme edhe më të besueshme por ende dha performancë mbresëlënëse të mbështjellë në ndoshta trupin më të bukur në të gjithë historinë e automobilave.

Gjithësej janë ndërtuar vetëm 5 makina të tilla. Makina u ble në vitin 1939 dhe u dërgua në Angli, ku pati katër pronarë. Tashmë Alfa Romeo 8C 2900B Touring Berlinetta i vitit 1939 do të dalë në ankand në shkurt dhe vlerësohet se do të arrijë çmimin deri në 25 milionë dollarë.

This post is also available in: English