Del në shitje makina e Marilyn Monroe, Ford Thunderbird 1956

ardita 0

Në muajin nëntor një makinë e Marilyn Monroe do të dalë në ankand dhe mund të arrijë një çmim prej 500 mijë dollarë.

Monroe është fotografuar duke i dhënë makinës me bashkëshortin e saj dramturgun Arthur Miller, menjëherë pas martesës së tyre në qershor të vitit 1956. Ford Thunderbird e vitit 1956 në pronësi të yllit të filmave për 6 vite deri pak para vdekjes së saj në vitin 1962 do të dalë në ankand për herë të parë.

Presidenti i ankandit ‘Julien’, Darren Julien tha se makina ishte jo vetëm pjesë e historisë së automobilave por vjen me një atmosferë magjepsëse, romancë dhe tragjedi të një legjende të vërtetë të Hollivudit.

Në vitin 1962 Monroe i dhuroi Thunderbird djalit të trajnerit të saj, Lee Strasberg në vitin 1962.