Del në shitje makina e parë e yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo

ardita 0

Makina e parë e Cristiano Ronaldo-s ka dalë në shitje dhe është e kuptueshme se çmimi i saj është më i lartë se ai i një makine të zakonshme të të njëjtit model.

Audi S3 Coupe i vitit 2000, aktualisht e ka vleren rreth 6 mijë euro – 10 mijë euro por pronari i tanishëm i saj e ka nxjerrë në shitje për 20 mijë euro. Sulmuesi i Juventusit e kishte blerë të përdorur këtë Audi, gjatë sezonit të tij të parë tek Mancheter United, ku kishte shkuar në verën e vitit 2003 nga Sporting CP.

Në atë kohë, ai ishte thjesht një lojtar i ri premtues dhe nuk kishte para për të shpenzuar në automjete luksoze. Prandaj vendosi që ta blinte këtë veturë, e cila nuk binte shumë në sy. Mirëpo, më pas, kur u bë një superyll botëror i futbollit, Ronaldo e ka shpreh afeksionin e tij ndaj automjeteve dhe tashmë është bërë një koleksionues i vërtetë i makinave luksoze.

This post is also available in: English