Del në shitje makina Spider Alfa Romeo e boksierit legjendar Muhamed Ali

ardita 0

Një Alfa Romeo Spider i vitit 1976 e cila dikur ishte në pronësi të boksierit Muhamed Ali do të dalë në shitje në një ankand në Las Vegas. Makina klasike e prodhuar në Itali u ble nga Ali në Çikago dhe ishte për një periudhë të shkurtër nën pronësinë e boksierit pasi ai vendosi t’ja jepte shokut të tij.

Spider ka vetëm 130.000 kilometra, një motorr me katër cilindra 2.0 litra dhe vjen në një ngjyrë argjendi me një shirit të kuq anash, ndërsa pjesa e brendshme është në ngjyrë të zezë. Alfa duket se është në gjendje të mirë. Makina do të shitet me regjistrimin origjinal, i cili është nënshkruar nga Ali.

This post is also available in: English