Del në shitje Mercedes-Benz AMG CLK GTR 1998

ardita 0

Mercedes-Benz AMG CLK GTR i vitit 1998  do të dalë në ankand në Monterei, Kaliforni. Kjo ishte makina e nëntë e ndërtuar nga 25 ekzemplarë të tij. Mercedes-i origjinal CLK GTR ka fituar kampionatin FIA GT në vitin 1998.

Modeli që do të dalë në shitje ka 1440 kilometra dhe sipas vlerësimeve të tanishme pritet të shitet 4.25 deri në 5.25 milionë dollarë. Ka një motor 6.9 litërsh V12 dhe prodhon 604 kuajfuqi, thuhet se ka një shpejtësi maksimale prej 344 kilometrash.

Makina vjen së bashku me broshurat e shërbimit, çelësat rezervë dhe një çantë e ndihmës së parë. Pronari i parë i saj ishte nga Gjermania dhe në vitin 2005 ajo i është shitur një blerësi nga Hong Kongu, ndërsa në prill të këtij viti ky model ka përfunduar në SHBA.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”91″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English