Del në shitje motorri Honda MSX125, ja sa kushton

ardita 0

Honda MSX ka pësuar një sërë modifikimesh dhe përmirësimesh në vitin 2017 duke e bërë motorrin më interesant. Pamja e jashtme ka ndryshuar si dhe dritat e përparme. Edhe pse në pamje të parë ky motorr mund t’ju duket shumë i vogël për ju, prisni sa të udhëtoni me të dhe do të çuditeni sa argëtues mund të jetë.

MSX është një motorr me peshë mesatare dhe mund të pilotohet nga të gjithë pavarësisht gjatësisë. Shpejtësia maksimale arrin deri në 60 mph jo ndonjë shpejtësi shumë e madhe , MSX nuk është prodhuar për të ecur në shpejtësi të mëdha.

Ky motorr është perfekt për të ecur në rrugët e mbingarkuara të një qyteti. Ai mund të mavovrohet lehtë dhe është shumë argëtues. Duke qenë se nuk mund të ecësh me shpejtësi të madhe ky motorr ju jep ndjenjën e sigurisë se nuk do të lëndoheni ndonjëherë dhe nuk i krijon ndjenjën e frikës pilotëve të ri pa eksperiencë.

Ky motorr nuk harxhon shumë karburant dhe nuk është i shtrenjtë për t’u blerë. Atë mund ta gjeni me një çmim prej 2495 paundësh.

This post is also available in: English