Del në shitje Rover Classic për vetëm 10 mijë euro, ndërsa restaurimi i tij ka kushtuar 135 mijë euro

ardita 0

Një  makinë Rover Classic i cili për t’u restauruar ka kushtuar 135 mijë euro do të dalë në ankand. Por pavarësisht riparimit të kushtueshëm të tij, kjo veturë model i 1963-s është vlerësuar me një çmim prej vetëm 10 mijë eurosh.

Pronari i kompanisë së sigurimeve Griffiths & Armour nga Liverpool, Brian Griffiths e ka blerë këtë makinë për vetëm 1,500 euro në vitin 1986. Griffths e ka përdorur makinën për disa vite, para se të fillonte restaurimin e tij në vitin 2002.

Ai e shndërroi makinën – e njohur si “Auntie” Rover – në një nga modelet më të mira ekzistuese të tipit të saj. Griffths ka shpenzuar plotë 135 mijë euro për ta restauruar atë, duke i ndërruar frenat, elektronikën, marshet, sistemin e drejtimit etj.

Nën kofano makina ka motorin 2.6 litërsh që prodhon 102 kuaj fuqi i prodhuar nga fabrika në vitin 1963, dhe ka një shpejtësi maksimale prej 150 kilometrash në orë. Por fat të keq, ky model nuk e ka vlerën 6 shifrore të koleksionuesit të makinave klasike. Pronari i makinës e ka vendosur atë për shitje në ankandin H&H e ku çmimi me të cilin ai vlerësohet është 10 mijë euro.