Del në shitje superjahti AE Cap d’Antibes

Admin 0

Superjahti AE Cap d’Antibes u prodhua në 2007 nga Benetti në kantierin e Livornos dhe ka një gjatësi prej 56 metrash. Ajo është mirëmbajtur nga ekuipazhi i saj dhe është në gjendje shumë të mirë.  Pamja e jashtme është dizenjuar nga Stefano Natucci ndërsa ajo e brendshme nga Zuretti Interior Design. Jahti mund të akomodojë deri në 12 persona në 6 dhoma si dhe ka një suitë me një panorama fantastike  në kuvertën e sipërme.

Ky jaht mund të akomodojë deri në 13 anëtarë ekuipazhi. Gjithashtu në këtë jaht mund të gjeni një palestër , bar, pishinë dhe një xhakuzi. Ae Cap d’Antibes është një jaht shumë i cilësisë së lartë dhe në gjendje shumë të mirë.

Jahti ka një shpejtësi maksimale prej 16 nyjesh dhe mund të përshkojë 4000 milje detare me shpejtësinë prej 15 nyjesh. Çmimi i këtij jahti është 15,900,000 euro.

This post is also available in: English