Del në shitje i vetmi Mercedes-Benz SLR që ka ngjyrë fildishi

ardita 0

Nëse po kërkoni të bëni një investim potencial për një makinë të rrallë, atëherë mos kërkoni më. Kjo është makina e përsosur e cila ka vetëm 11,743 kilometra.

Mercedes-Benz SLR McLaren Roadster i vitit 2009, për momentin është listuar për shitje. Kjo makinë fillimisht ishte porositur në Kanada, pastaj u importua në Shtetet e Bashkuara, ku për disa kohë qëndron në Florida. 

Nën kapak ka motorin me 5.5 litra, që prodhon 617 kuajfuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra ta arrijë për 3.8 sekonda. Por ajo ç’ka e bën të veçantë këtë SLR, është boja e saj prej fildishi. Thuhet se është i vetmi model SLR me këtë ngjyrë.

Hapja pa çelës, timoni i veçantë, ulëset me fibra, si dhe shumë shtesa tjera, kanë bërë që shitësi ta shesë për 400 mijë euro, që konsiderohet të mos jetë shumë aq e lartë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”55″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English