Del në shitje Volkswagen Bettle i vitit 1964, ja sa kushton

ardita 0

Beetle së bashku me Mustang dhe Porsche 911 janë makinat më ikonë në historinë e njerëzimit. Çdo person në planet di diçka rreth këtyre makinave. Kjo makinë ka mbi supe rreth 70 vite histori duke e çimentuar kompaninë Volkswagen në elitën e kompanive që prodhojnë makina.

Por sa do të ishit të gatshëm të paguani për një Beetle origjinal të vitit 1964? Një makinë e tillë do të dale në shitje tek Hemmings por çmimi i saj do të jetë 1 milion dollarë. Nëse po mendoni që ky çmim është shumë i shtrenjtë për një makinë të tillë atëherë jeni duke gabuar.

Ky Beetle i zi 54 vjeçar u ble nga Rudy Zvarich në 1964 si një makinë rezervë sepse ai përdorte një makinë tjetër Beetle të blerë më parë. Kjo makinë nuk është përdorur fare dhe kilometrazhi i saj lexon 23 milje.

Por ajo që e bën këtë Beetle edhe më të veçantë është se çdo pjesë e makinës është origjinale ashtu siç është blerë në vitin 1964. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse një makinë e tillë kushton kaq shumë.

This post is also available in: English