Del në treg makina e parë fluturuese

ardita 0

Gjatë këtij viti në Gjenevë tek “ Motor Show” u prezantua versioni i makinës fluturuese që është e gatshme të hyjë në prodhim. Kjo makinë arrin 180 kilometra në orë, gjatë lëvizjes në rrugë dhe derisa fluturon në qiell, mendohet që çmimi i saj do të jetë rreth gjysëm milioni euro.

Pal-V ka tri rrota, ka vetëm 2 sedilje dhe lejohet që të lëvizë nëpër Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Peshon 680 kg dhe është e ndërtuar me fibra karboni, titani dhe alumini.


I duhet një pistë 165 metra e gjatë që të nisi fluturimin. Pal-V pas gjatë vitesh testimesh më në fund është gati për prodhim dhe mund të jetë makina e parë fluturuese në botë.


Mendohet që gjatë vitit 2019, kompania do të krijoje rreth 50-100 njësi, ndërsa gjatë vitit 2020 do të prodhojë akoma më shumë.

Lini një Përgjigje