Dëshironi të keni një makinë që i përshtatet çdo lloj terreni? Ja cilat janë 5 makinat më të mira…

ardita 0

Të gjithë ata që kanë dëshirë të përshkojnë terrene të vështira do t’u nevojitej makina ideale. Dhe makina ideale do të ishte një “bishë” 4×4, që nuk harxhon shumë karburant dhe që arrin të dhurojë adrenalinën e një aventure elektrizuese.  

Nëse sheh një mal ose nëse përpara teje shtrihet një shkretëtirë ku syri nuk sheh asnjë rruge, por ti je i vendosur që ta përshkosh këtë shkretëtirë me makinë, atëherë mund të të duhet një nga këto 5 makina.

1. Toyota Land Cruiser

Kjo makinë është e pajisur me një motor V-8, ka një suspension kinetik-dinamik dhe një sërë asetesh të tjera. Eshtë e sigurt që kjo makinë asnjëherë nuk do t’ju lërë në baltë.

2. Land Rover Range Rover

I cili është një kombinim mjaft i mire i luksit dhe performancës së fuqishme. Eshtë e pajisur me suspension ajri për një kohë të gjatë, ka një sistem kompjuterik që kontrollon terrenin, sistem drejtimi me të katërta gomat aktive, është tejet e fuqishme për t’u përshtatur në rrugë të vështira

3. Mercedes-Benz G500

Kjo makinë njihet edhe si G-Wagen dhe ka dalë nga shtëpia e Mercedes-it është shumë e fuqishme gjithashtu edhe shumë luksoze.

4. Toyota 4Runner

Janë prodhuar disa variante të kësaj makine dhe të gjitha kanë ofruar komoditet, standarte supreme besueshmerie.

5. Jeep CJ-7

Ky model është konsideruar si një nga makinat më të mira që janë prodhuar ndonjëherë për terrenet e vështira. Prej vitit 1976 deri ne vitin 1986 kjo makinë në mënyrë absolute ka dominuar tregun, kjo edhe për arsye të modifikimeve që i janë bërë lehtësisht.

Lini një Përgjigje