Detajet e ndërtimit të një super-veture nga Ferrari, procesi i gjatë për ta fuqizuar sa më shumë

liridona 0

Gjatë procesit të punës së një SF90 Stradale, shihet se sa përkushtohet Ferrari për veturat që prodhon

Modeli SF90 Stradale, është ndër më të rëndësishmit nga Ferrari, sepse është i pari hibrid plug-in, që ka motor turbo dysh V8 me 4.0 litra si dhe tre motorë elektrikë

Vetëm motori me V8 prodhon 769 kuaj fuqi, derisa motorët elektrike 217 kuaj fuqi tjera, duke i mundësuar që në total të arrijë 986 kuaj fuqi.

LaFerrari që tani ka dalë prej prodhimit, ka qenë një hibrid i lehtë me 950 kuaj fuqi, mirëpo kapacitetet nuk i kishte sikur që tani arrin SF90 Stradale.

Për një kohë të gjatë, ndërtimi i kësaj makine ka qenë mister, ndërsa tani Ferrari e ka treguar edhe detajet më të vogla të ndërtimit, procesin e gjatë për ta fuqizuar sa më shumë, që të ketë arritje më të mëdha.

Kjo lë të kuptohet, se Ferrari përkushtohet shumë për veturat që i prodhon, në mënyrë që ato të jenë maksimalisht të përsosura dhe të dominojë në treg sa më mirë.