Disa këshilla si të hiqni stresin përpara se të udhëtoni me makinë

Admin 0

Institute of Advanced Motorists (IAM) në Britani në bashkëpunim me BEN një organizatë bamirësie kanë nxjerrë disa këshilla për të ndihmuar shoferët e stresuar. Të gjithë njerëzit kanë periudha ku janë të stresuar, gjë që nuk është diçka e mirë nëse ne na duhet të përqendrohemi  në diçka që është edhe vetë stresuese si drejtimi i makinës.

Në fillim ne duhet të njohim shenjat e stresit:

  • Ju irritoheni shumë shpejt me kolegët, miqtë dhe familjen tuaj
  • Jeni i hutuar, harroni çdo gjë ose jeni me humor të keq
  • Bëheni të qetë dhe të tërhequr
  • Hani më shumë ose më pak se ç’duhet
  • Pini alkol, duhan dhe drogë më shumë
  • Nuk jeni të qetë
  • Dhimbje koke
  • Ndiheni si të sëmurë
  • Nuk fleni mirë
  • Sëmureni shumë shpesh

 

Këto janë disa këshilla që të mos hipni në makinë të stresuar:

  • Bëni një xhiro të vogël rreth lagjes për të marrë ajër të pastër dhe për të hequr stresin e ditës
  • Prisni sa të jeni qetësuar përpara se t’i jepni makinës. Vetë ngarja e makinës mund të jetë stresuese sidomos në trafik, kështuqë nëse ju keni qenë të stresuar që më parë kjo do t’i bëjë gjërat më keq
  • Përpara se t’i jepni makinë provoni të merrni frymë thellë deri sa të qetësoheni.
  • Nëse ndiheni të sëmurë nga stresi dhe keni dhimbje koke atëherë prisni derisa të bëheni më mirë. Duhet të pini sa më shumë ujë dhe të merrni ajër të pastër.
  • Nëse stresi ju ka bërë të krijoni varësi ndaj drogërave të ndryshme ose alkolit atëherë bëni kujdes sepse është vështirë që alkoli dhe drogërat të dalin nga trupi juaj. Ju nuk duhet t’i jepni makinës dhe duhet të konsultoheni me një mjek për ndihmë
  • Nëse keni probleme me gjumin për shkak të stresit atëherë ku jeni shumë të lodhur për t’i dhënë makinës. Sipas studimeve të bëra nga IAM gati 20% e aksidenteve të ndodhura në autostrada kanë ndodhur për shkak të problemeve me gjumin.

 

This post is also available in: English