Dizenjuesi i mbi 60 milionë veturave

ardita 0

Pak dizenjues kanë pasur aq shumë ndikim në formën e veturave moderne, si Xhorxheto Xhugaro.

Me një karrierë prej 64 vitesh, ai ka dizenjuar disa nga veturat më me ndikim në histori, që nga ato luksozet e ekzotiket, e deri te më të përditshmet, e madje edhe ato të fantashkencës kinematografike.

Më shumë se 200 modele janë dizenjuar prej tij, të cilat, në total, kanë nxjerrë nëpër rrugët e botës rreth 60 milionë makina.

Sot është 81 vjeç dhe vazhdon të dizenjojë. Pasi e shiti kompaninë e tij “Italdesign” në vitin 2015, tani punon me të birin, me firmën CFG Style. Me këtë kompani ai po bën veturën më të re, “Sybilla”, të cilës i ka vënë emrin e mamasë, Sibila Maria.

Përveçse në botën reale, talenti i tij u përdor edhe në Hollivud. Kjo makinë, “Delorean”, u bë ikonike nga filmi “Back to the future”, e po ashtu edhe makina lundruese e James Bond.

Volkswagen Golf 1974. Xhugaro thotë se kur sheh makinat e tij në rrugë, gjëja e vetme që mendon është se si mund t’i kishte bërë më mirë.