Djali ndryshon gjini për të kursyer para nga siguracionet e makinës

armir 0

Koncepti i ndarjes gjinore nuk është ndonjëgjë e re dhe shpeshherë femrat janë më të diskriminuarat. Prandaj në ditët e sotme ka kaq shumë grupe feministe

Gjithsesi, edhe pse duket si diçka absurde, duket sikur një tjetër ndarje gjinore po ndodh në Kanada. Mesa duket, djemëve të rinj (nën moshën 25 vjeç) po u taksohen çmime më të larta në politikat e siguracioneve të makinave.

Një djalë 23 vjeçar u mundua të mposhte sistemin dhe në fakt ja doli.
Djali me nofkën David, qytetar në Alberta, Kanada, dëshironte të blinte një Chervolet Cruze Full-Option. Por duke pasur parasysh shkeljet e tij si shofer (përplasje dhe një apo dy gjoba), ju rrit taksa siguracioneve deri 3,442 dollar në vit.

Sidoqoftë, atij i lindi një ide. Ai pyeti kompaninë e sigurimeve sesa do të ishte taksa e tij nëse do të ishte femër. Përgjigja nga kompania ishte 2,600 dollarë, shumë që do ti kursente atij1,100 dollarë në vit ose afërsisht 70 dollarë në muaj. Ky kursim mujor do ti mjaftonte atij të blinte karburant për për të paktën dy apo tre javë.

David bëri disa kërkime dhe gjeti një mënyrë sesi ai mund të ndryshonte gjininë e tij në politikën e siguracioneve. Si fillim atij i duhej një vërtetim nga doktori që tregonte se ai dëshironte të deklarohej femër në dokumentet e tij personale. Më pas vazhdoi proçedurat në zyrat e shtetit. Mbas disa javësh, ai mori një çertifikatë të re që tregonte që ishte gjinia femërore. Me këtë gjë, ai gjithashtu përditësoi patentën e tij dhe sigurisht politikën e siguracioneve.

“Isha pak i shokuar, por gjithashtu i lehtësuar. Ndjehem sikur kam mposhtur sistemin. Ndjehem sikur kam fituar” tha ai.

Davidi ishte në dijeni që metoda e ndryshimit të gjinisë që ai përdori ishte për qytetarët e Albertës që dëshironin të korigjonin gjininë e tyre në dokumenta për të reflektuar me të vërtetë se çfarë janë. Gjithsesi, qellimi i tij i vërtetë ishin siguracionet dhe jo sulmi ndaj diversitetit gjinor.

Në fund të ditës, Davidi mori atë çfarë donte, një Chervolet Cruze me taksa më të ulta.

This post is also available in: English