Dodge Demon i Michael Andretti-t del në shitje

Admin 0

Dogde Demon është një makinë sportive që nuk do ta gjeni për një çmim të lirë. Edhe pse në fillim kjo makinë e sapo dale nga fabrika kushtonte 84,995 dollarë, për shkak të prodhimit të pakët dhe fuqisë motorrike të madhe çmimi u rrit shumë edhe për makinat e përdorura.

Ky Dogde Demon që do të dale në ankand tek Mecum Dallas është një nga 50 makinat e para të prodhuara dhe të rezervuara për personat e famshëm. Ky Dogde Demon u ble nga Michael Andretti një ish-pilot garash dhe djali i pilotit të famshëm Mario Andretti.

Makina është në gjendje shumë të mirë dhe pothuajse si e dalë nga fabrika me vetëm 20 kilometra të përshkruara gjithsej. Si të gjithë makinat e tjera Dogde Demon kjo makinë ka një motorr V8 6,2 litërsh që prodhon 840 kuajfuqi. Kjo makinë pothuajse e papërdorur fare do të shitet tek ankandi i Mecum Dallas i cili do të mbahet nga data 3-6 tetor. Edhe pse akoma nuk ka ndonjë çmim zyrtar mos prisni që çmimi i një makine të tillë të jetë i ulët.

This post is also available in: English