Dubai po teston targat dixhitale që do t’ju spiunojnë

ardita 0

Autoritetet e sigurisë në Dubai, po planifikojnë të pajisin të gjitha veturat me targa dixhitale, që tregojnë lokacionin dhe njoftojnë kur shoferi po shkel rregullat e trafikut.

Targa do të jetë e lidhur me llogarinë e pronarit, duke mundësuar pagesë automatike për hyrje në rrugët me pagesë apo hapësirat e parkingut.

Në të njëjtën kohë, policia do të alarmohet, në rast të tejkalimit të shpejtësisë, si dhe shkelje tjera në trafik. Madje, do të ketë edhe një sistem të veçantë që alarmon edhe nëse vidhet makina, duke treguar rrugëtimin që ka bërë dhe vendndodhjen.

I vetmi shqetësim, është se mund të zbulojnë privatësinë, duke dhënë të dhëna të tepërta se ku gjendet shoferi.

Këto pretendime janë hedhur poshtë, duke u thënë se me këto targa, shoferëve do t’ju ‘lehtësohet jeta’.

“Posa përfundon kontrolli i makinës, targat ndihmojnë që të regjistrohet automatikisht”, është thënë në raport.

Sipas krijuesve, ato mund të ndihmojnë edhe shoferët, duke iu treguar për kushtet e rrugës, kolonat, pritjet, si dhe kur ka aksidente.

Megjithëse nuk ka të dhëna konkrete, se si do të funksionojnë targat, është thënë se janë vënë në testim dhe nuk do të prezantohen deri në nëntor.

This post is also available in: English