Duhet të keni frikë nga ky novacion! Lambo ka prezantuar konceptin më të ri: Urus Super

Lamborghini ka krijuar një makinë super të bukur e të shpejtë të quajtur Urus. Lamborghini gjithashtu drejton një kampionat garash me Huracanin. Është e qartë, Lamborghini herë pas here pëlqen të rrezikojë.
Pas SC18 Aventador erdhi ky koncept Urus ST-X: një Super makinë e dizajnuar për një kampionat të vetme në vitin 2020.
Makina? Është e gjelbër, me një mbulesë të fijeve të karbonit dhe një motor binjak turbo V8.
Lamborghini e ka bere atë më të lehtë se Urus standard -në fakt, 25% më i lehtë, fakt që është jashtëzakonisht i rëndësishëm.Që do të thotë 641 kuaj fuqi mund të aplikohet për efekt shumë më të mirë.
Nuk ka akoma asnjë informacion për të dhënat e performancës apo për çmimin.
This post is also available in: English