Duket i vjetër nga jashtë, Morgan Plus Four është tërësisht i ri brenda

liridona 0

Nën kapak e ka motorin nga BMW, me transmision manual

Morgan Motor Compani është një ndër prodhuesit më të vjetër që ekziston, pasi ka nisur të krijojë makina që nga viti 1910.

Por, megjithëse është e njohur për makina të vjetra, ky prodhues britanik gjithnjë mundohet t’i përshtate të ardhmes me makina moderne si Plus Six që nën kapak e ka motorin sikur të BMW Z4 dhe Toyota Supra.

Sikurse këto makina edhe Plus Six i ka tetë shpejtësi që vihen në funksion në mënyrë automatike, apo në mënyrë manuale, varësisht nga dëshira e përdoruesit. Tani, Morgan e ka sjellë edhe Plus Four, që nga jashtë duket si e vjetër, por brenda është tërësisht e re.

Arkitektura e krijuar në alumin, ia ka reduktuar peshën, ndërsa ka ruajtur linjat sikur të makinave më të mira klasike.

Brenda e ka motorin nga BMW, që ka nga gjashtë deri në tetë shpejtësi, që prodhon deri në 255 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 4.8 sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale deri në 240 kilometra në orë.

Të interesuarit për Morgan Plus Four, duhet të sigurojnë së paku 60 mijë euro, sa është çmimi fillestar për këtë makinë.