E ardhmja është afër, makinat fluturuese së shpejti mund ti shohim sipër kokës

armir 0

Njerëzit gjithmonë kanë folur për makinat fluturuese dhe kompania e quajtur ‘Terrafugia’ në Boston po përpiqet ti kthejë ëndrrat tona të së ardhmes në realitet.

Kjo është TF-X. Është makina fluturuese e parë në botë. Mjafton vetëm një minutë që kjo makinë nga gjendja normale në rrugë të kthehet në makinë fluturuese dhe sapo ngrihet në ajër kap një shpejtësi maksimale prej 322 km/orë.

Këtë makinë mund ta kontrolloni si të gjitha makinat normale, madje të mësosh të kontrollosh këtë makinë në ajër është shumë më e thjeshtë sesa të mësosh të kontrollosh një avion.

Kompania deklaron se mjafton 5 orë trajnim dhe i keni mësuar të gjitha.
Tani hapini sytë sepse nuk do jetë e largët koha kur ti shihni këto makina në ajër.