“E blinduar dhe arrinte shpejtësinë 120 km/h”, kjo është makina e Enver Hoxhës

ardita 0

Kohë më përpara të gjithë e kishim ëndërr t’i qëndronim pranë këtij prototipi të “Skodës”, ndërsa sot ajo gjendet në një autoservis të Lezhës midis disa makinave të viteve të fundit.

Ky model unik, për të cilin thuhet se ka vetëm 100 ekzemplarë në botë, ka rënë në duart e dy vëllezërve që kanë patur një lidhje nga gjyshi i tyre me ish-diktatorin Hoxha.

Modeli që mban numrin e serisë 5337 ka një gjatësi rreth 6 metra dhe ishte e personalizuar deri në detajet më të vogla. Xhamat e trashë janë me shenja plumbash edhe pse kanë kaluar shumë vite, motori është ende në gjendje pune, shpejtësia maksimale që ajo mund të arrinte ka qënë 120 km.

Pronari i makinës me të cilën lëvizte ish-diktatori në vitet 50-të ka pohuar se është interesuar dhe e ka gjetur atë, pasi gjyshi i tij ka qënë shok me Enver Hoxhen. I pyetur se sa i ka kushtuar për ta blerë, Bledari (pronari i makinës) ka pohuar: “Më ka kushtuar shumë, por vlerën nuk do e them”.

Mësohet se Enver Hoxha e ka mbajtur për 9 vite këtë makinë, për ta zëvendësuar me pas me një tjetër, tip “Zim” dhe më pas me “Mercedes”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”38″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]