E jashtëzakonshme! Ky është mjeti autonom me hidrogjen që po lundron nëpër oqeane

ardita 0

“Energy Observer” është mjeti i parë lundrues autonom me hidrogjen që nuk lëshon gazra të dëmshme për ambientin dhe fuqizohet nga një kombinim i energjive të rinovueshme dhe një sistemi që prodhon hidrogjen pa karbon nga uji i detit.

E lëshuar në ujë në vitin 2017 në Saint Malo, Francë, Energy Observer është më shumë se sa një mjet i thjeshtë lundrues. Ajo shfaq teknologjinë që do të mbeshtesë rrjetet energjetike të së ardhmes për ti bërë më efikase dhe më të zbatueshme në një shkallë të madhe. Modeli Energy Observer i cili është i bazuar në energjinë e rinovueshme do të promovohet në një tur rreth e qark botës.

Ky udhëtim gjashtëvjeçar do jetë një sfidë si nga ana njerëzore po ashtu edhe nga ana teknologjike. Do testohet teknologjia në bord  dhe gjithashtu energjia e rinovueshme. Ekuipazhi do të udhëhiqet nga Victorien Erussard dhe Jérôme Delafosse.

Hidrogjeni është gjëja më e rëndësishme në projektin e Energy Observer dhe arsyeja kryesore e pjesëmarjes së Toyota Motor Europe.

Mbas lundrimit rreth Francës në vitin 2017, Energy Observer ndodhet tani në Mesdhe dhe do shkojë që aty për në Europën e Veriut në vitin 2019. Ky mjet lundrues synon të arrijë në Tokio, në kohë për Lojërat Olimpike në 2020.

This post is also available in: English