E mahnitshme! BMW lançon gjeneratën e re të modelit X6, ja sa kushton

ardita 0

BMW sapo ka zbuluar gjeneratën e re të modelit X6, i cili në krahasim me paraardhësin është më i ulët.

X6 i ri është 26mm më i gjatë dhe 15mm më i gjerë se modeli që po largohet. Dritat LED i ka të njëjta me ato të BMW X5, ndërsa ka të njëjtin ekran 12.3 inç me modelin X7.

Në varësi të kërkesës modelit të ri X6 2019, mund t’i vendoset motori me 335 kuaj fuqi apo tjetra që prodhon 33 njësi më shumë. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 5.2 sekonda, ofrohet edhe me motorin që ka 523 kuajf fuqi që i mundëson që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta arrijë për 4.1 sekonda.  

BMW X6 i ri do të dalë në shitje gjatë muajit nëntor me çmimin bazë prej 57 mijë eurosh ndërsa ajo me të gjitha opsionet kushton 75 mijë euro.